E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol banesës në Tiranë! Dëme materiale, nuk dihen autorët dhe motivet

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Besnik Hidri” në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale.

Për pasojë është dëmtuar dera e oborrit, janë thyer xhamat si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë. Sipas burimeve banesa është në pronësi të Tonin Qafës të cilit në vitin 2009 i është vrarë vëllai.

Nga ky moment familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi ishte vendosur në Shtetet e Bashkuara. Por Tonin Qafa ishte kthyer në Shqipëri muajt e fundit.

Një tjetër pistë ku po hetohet është edhe ajo lidhur me aktivitetin e nipërve të Tonin Qafës në Spanjë  të cilët dyshohen të jenë marrë me drogë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›