Tritol biznesit në Tiranë, vetëm dëme të vogla materiale. Policia identifikon autorin
Sondazh
Loading ...

schedule10:05 - 1 Nëntor, 2026
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Për shkak të vijimit të hetimeve, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të saj.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

