E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol në makinën e Mirash Gjikolës/ Arrestohet 21-vjeçari, bashkëpunoi me dy të tjerë që janë në kërkim

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volksëagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›