E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditëse në Tiranë! Tezja dhe kushëriri abuzojnë s*ksualisht me 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku dy persona janë arrestuar pasi  dyshohen për abuzim seksual ndaj një vajze 12-vjeçare.

Të arrestuarit janë një 32-vjeçare, tezja e vajzës së mitur, dhe një 29-vjeçar, djali i hallës.

Rasti është zbuluar pas bashkëpunimit mes shkollës ku mësonte vajza dhe strukturave të Policisë.

Gjatë hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar edhe materiale filmike të gjetura në celularin e të miturës, të cilat dyshohet se lidhen me ngjarjen.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›