E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditi politikën në Mal të Zi me videot erotike/ Pajkoviç me partinë e saj: Do të quhet “SEKS”

Ish-drejtoresha  për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve në Mal të Zi, Mirjana Pajkoviq, ka zbuluar se po themelon partinë e saj politike.

Gjatë një emisioni televiziv, ajo tha se ka nisur procesin për krijimin e një partie të re, e cila do të quhet “Stranka evropskog koraka slobode”, që në shqip do të thotë “Partia e hapit evropian të lirisë”, ndërsa shkurtimi i saj do të jetë “SEKS”, raporton “blic.rs”.

Ajo theksoi se është politikane dhe synon që në zgjedhjet e ardhshme të jetë edhe pjesë e parlamentit malazez.

Pajkoviç gjithashtu foli për profilin e saj në një faqe për të rritur, duke treguar se ka marrë kërkesa të ndryshme nga përdoruesit.

Kujtojmë se, pak javë më parë Mali i Zi u përball me një skandal të madh politik, pas publikimit të një videoje seksuale që përfshinte atë dhe këshilltarin e Presidentit.

Mirjana Pajkoviç dhe Dejan Vukshiç u detyruan të japin dorëheqjen pas shpërndarjes së materialit në rrjetet sociale, duke shkaktuar një stuhi zemërimi në qeveri.

Në fund të vitit të kaluar, Pajkoviç ngriti tre padi penale kundër Vukshiç, duke e akuzuar atë për shpërndarje të paautorizuar të pamjeve.

Prokuroria në Mal të Zi ka bërë të ditur se ka nisur hetimet paraprake për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të identifikuar përgjegjësit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›