E Diel, 1 Nëntor 2026

Tronditje në Selanik, 23-vjeçarja bullgare gjendet pa shenja jete

Një 23-vjeçare me origjinë bullgare është gjetur e vdekur në zonën e Neapolit, në Selanik të Greqisë.  Sipas informacioneve paraprake, e reja ishte shpallur në kërkim nga familjarët e saj, të cilët po përpiqeshin të mësonin vendndodhjen e saj.

Trupi i saj u gjet dhe menjëherë nisën hetimet nga autoritetet.

Nga ekzaminimi fillestar i trupit dhe nga provat e mbledhura deri më tani, nuk janë konstatuar shenja të dukshme që të lidhen me një veprim kriminal.

Megjithatë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes së 23-vjeçares.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›