E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Forcat amerikane kryen sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Somali

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi sot se kishte urdhëruar sulme ajrore kundër një lideri të Shtetit Islamik dhe anëtarëve të tjerë të organizatës në Somali.

Trump përmes një shkrimi në rrjetin X thotë se këta terroristë janë gjetur të fshehur në shpella.

“Këtë mëngjes urdhërova sulme ajrore ushtarake ISIS-it dhe terroristëve të tjerë në Somali. Këta vrasës, të cilët i gjetëm të fshehur në shpella, kërcënonin Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”.

Më tej, Trump njoftoi se sulmet e ShBA-së shkatërruan shpellat ku terroristët jetonin.

Po ashtu, presidenti kritikoi edhe ish-presidentin amerikan, Joe Bidenin se nuk ka vepruar kundër tyre.

“Sulmet shkatërruan shpellat ku jetonin dhe vranë shumë terroristë pa dëmtuar aspak civilët. Ushtria jonë e kishte vënë në shënjestër planifikuesin e sulmeve të ISIS-it prej vitesh, por Biden dhe administrata e tij nuk vepruan mjaftueshëm shpejt për ta përfunduar punën. Unë e bëra! Mesazhi për ISIS-in dhe për të gjithë ata që do të sulmojnë amerikanët është: “NE DO T’JU GJEJMË DHE DO T’JU VRASIM!”, shkroi Trump.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›