E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një interviste në rrjetin televiziv amerikan Fox ka përmendur Groenlandën duke e përshkruar atë si “dhuratën më të madhe” që SHBA- të kanë marrë ndonjëherë nga Evropa.

“Evropa ishte e mirë. Ata thjesht u dhanë Shteteve të Bashkuara dhuratën më të madhe që kemi marrë ndonjëherë. E dini çfarë ishte? Groenlanda”, tha Trump.

Fragmenti përkatës nga intervista u publikua edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Në shtator, SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda nënshkruan një marrëveshje që synonte t’i jepte fund tensioneve pas kërcënimeve të përsëritura të Trump për të marrë kontrollin e ishullit, i cili ka pasuri të konsiderueshme minerale dhe është një rajon vetëqeverisës i Danimarkës.

Marrëveshja zgjeron rolin e ushtrisë amerikane në Groenlandë, duke hapur rrugën për krijimin e dy bazave të reja ushtarake dhe vendosjen e sistemit anti-raketë “Kupola e Artë” të promovuar nga Trump. Në të njëjtën kohë, ajo riafirmon sovranitetin danez mbi ishullin dhe të drejtën e banorëve të tij për vetëvendosje.

Parlamenti danez pritet ta shqyrtojë projektligjin në një lexim të parë më 11 nëntor, i ndjekur nga një lexim dhe votim i dytë më 19 nëntor. Marrëveshja ekzekutive do të hyjë në fuqi pasi të ratifikohet nga Danimarka dhe Grenlanda dhe nuk kërkon miratim nga Senati i SHBA-së.

The post Trump: Groenlanda është dhurata më e madhe që na ka dhënë Evropa appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›