E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Irani ka bërë lëshime në bisedimet mbi çështjet bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka bërë lëshime në bisedimet mbi çështjet bërthamore.

“Ne kemi parë që ata po bëjnë lëshime, tani ata duhet t’i mbajnë ato premtime“, u tha Trump reporterëve në Zyrën Ovale.

Trump insiston se Shtetet e Bashkuara do të lejohen të nxjerrin jashtë rezervat e Iranit të uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë, megjithëse Teherani nuk e ka konfirmuar kurrë se ka pranuar një gjë të tillë.

Presidenti amerikan më pas vazhdon të pohojë se qëllimi i luftës nuk ka qenë kurrë rrëzimi i regjimit iranian, edhe pse natën e parë të operacionit ai u bëri thirrje iranianëve që të merrnin pushtetin pasi të përfundonte fushata e bombardimeve amerikano-izraelite.

“Jemi afër që të bëjmë ndoshta një marrëveshje… Nuk e di. Ne do të fitojmë në një mënyrë ose në tjetrën. Ose bëjmë një marrëveshje, ose e mbyllim punën”, përsëriti Trump.

Megjithatë, bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit aktualisht nuk po zhvillohen, pasi palët ranë dakord të bëjnë pauzë për javën e varrimit të udhëheqësit suprem të vrarë, Ali Khamenei.

“Unë preferoj të bëj një marrëveshje sepse nuk dua të preken 91 milionë njerëz”, shtoi ai, duke vënë në dukje se ka mbajtur pezull sulmet ndaj pjesës më të madhe të infrastrukturës civile të Iranit, por mund të vendosë ta bëjë këtë nëse e sheh të nevojshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›