E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump: Së shpejti njoftime të mëdha tregtare!

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara pritet të shpallin së shpejti disa “marrëveshje të mëdha tregtare”.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të një projektligji që synon krijimin e një kuadri rregullator për kriptomonedhat e lidhura me dollarin amerikan (të ashtuquajturat stablecoins), Trump theksoi qasjen e tij të fortë në negociatat tregtare.

“Kur dërgoj një dokument ku thuhet se do të paguajnë tarifa doganore prej 35% apo 40%, kjo është një marrëveshje më vete”, u shpreh ai.

Trump shtoi se këto masa ndikuese bëjnë që palët e tjera të kërkojnë marrëveshje alternative.

“Më pas ata telefonojnë dhe kërkojnë të bëjnë një marrëveshje tjetër, ndoshta të hapin tregun e vendit të tyre ndaj nesh”, tha ai me tone optimiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›