E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump dhe Erdogan do të takohen më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti Donald Trump do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator.

Presidenti amerikan njoftoi takimin përmes një postimi në  Truth Social.

Në postimin e tij në Truth Social, presidenti amerikan shprehet: “Jam i kënaqur të mirëpres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë me një rezultat pozitiv. Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta takoj më 25 shtator!”

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›