Trump dhe Netanjahu kërkojnë çarmatosjen e Hamasit: Nëse nuk e bën, do ia bëjmë ferr

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takuan në resortin Mar-a-Lago të Trumpit në Florida.
Pas takimit, Trump deklaroi publikisht se Hamas-it do t’i jepet një “periudhë shumë e shkurtër” për t’u çarmatosur, duke paralajmëruar se nëse nuk e bën, “do të përjetojë ferrin”.
Sipas mediave izraelite, gjatë takimit privat, dy liderët ranë dakord për një afat dy-mujor për çarmatosjen e Hamasit.
Ata gjithashtu përcaktuan kritere praktike për çarmatosjen, duke përfshirë shkatërrimin e rrjetit të gjerë të tuneleve nëntokësore të Hamas-it në Rripin e Gazës.
Nëse Hamas refuzon përgjegjësia për hapat e ardhshëm do t’i kthehet Izraelit dhe Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF).
Trump theksoi se emisarët amerikanë Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner do të mbikëqyrin procesin.
Ai pretendoi se Hamas kishte rënë dakord më parë për çarmatosje (një pikë e kontestuar nga Hamas-i) dhe sugjeroi se vende të tjera që mbështetën marrëveshjen e armëpushimit mund të ndërhyjnë ushtarakisht nëse Hamas refuzon.
/rtsh.al/