E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump do takojë liderët e Lindjes së Mesme në Nju Jork

Donald Trump pritet të takohet me liderët e vendeve të Gjirit në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, të martën e ardhshme, për të diskutuar hapat e mëtejshëm lidhur me konfliktin me Iranin.

Lajmin e raportoi Axios, duke iu referuar tre burimeve me njohuri të drejtpërdrejta mbi ngjarjet, e cila shton se takimi pritet të përqendrohet te idetë amerikane për një strategji pas përfundimit të luftës.

Ndërkohë, faqja e lajmeve raporton se presidenti amerikan dhe ekipi i tij i nivelit të lartë po punojnë për një plan për “ditën pas”, përcaktimi i të cilit pritet pas zgjedhjeve të mesmandatit. Në takim mund të marrë pjesë një grup më i gjerë liderësh të vendeve arabe dhe islamike.

Konflikti në Lindjen e Mesme ka prekur Arabinë Saudite që është sulmuar nga rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, ëka e detyroi të mbyllte një nga impiantet e furnizimit kryesor të gazit.

Të mërkurën Trump tha për të disatën herë se shpreson që të jenë pranu fundit të luftës dhe se Irani dëshiron një marrëveshje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›