E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump i nënshtrohet kontrollit mjekësor vjetor, Presidenti: Jam në formë shumë të mirë!

Donald Trump, i cili në moshën 78-vjeçare është presidenti më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë u kritikua për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, siguroi të premten se është në “gjendje të shkëlqyer” pas kontrollit të tij vjetor mjekësor.

“Isha në formë shumë të mirë. Një zemër e fortë, një shpirt i fortë,” u tha Trump gazetarëve që e shoqëronin në Air Force One gjatë fluturimit nga Uashingtoni në Florida.

Si pjesë e një kontrolli të planifikuar në Spitalin Ushtarak Walter Reed, Trump tha se përveç kontrollit kardiak, ai iu nënshtrua edhe një testi njohës sepse ai është “ndryshe nga Biden”.

Trump: I’m in very good shape. Good heart. Good soul. Very good soul pic.twitter.com/W0p7EjJcC3

— Acyn (@Acyn) April 12, 2025

Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump vazhdimisht sfidoi Joe Biden që t’i nënshtrohej një vlerësimi kognitiv, duke vënë në pikëpyetje gjendjen e tij mendore.

“Nuk di çfarë t’ju ​​them, përveçse i kam marrë të gjitha përgjigjet në rregull”, u tha Trump gazetarëve.

Donald Trump nuk pi alkool apo duhan, por nuk e ka fshehur varësinë e tij ndaj pijeve joalkoolike dhe ushqimeve të shpejta.

Ai është kritikuar nga kundërshtarët e tij për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, veçanërisht kur, gjatë muajve të fundit të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ai u shtrua në spital për disa ditë me Covid-19./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›