E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump kërcënon me 200% tarifa ndaj verërave dhe shampanjës franceze

Presidenti i SHBA, Donald Trump, kërcënoi me 200% Francën për tarifat e verës dhe shampanjës. Ky reagim i presidentit vjen pasi presidenti Emanuel Makron refuzoi për t’u bashkuar në ‘’Bordin e Paqes’’ në Gaza.

Sipas tij, vendosja e tarifave mbi verërat dhe shampanjat franceze do ta shtynin Presidentin Francez Emmanuel Macron të bashkohej me Iniciativën e Paqes.

“Do të vendos një tarifë prej 200% për verërat dhe shampanjat e tij dhe ai do të bashkohet, por nuk është i detyruar ta bëjë këtë”, tha Trump.

Kujtojmë se Trump tha para dy ditësh se do të vendoste tarifa të reja nga 1 shkurti për mallrat e importuara nga anëtarët e BE-së, Danimarka, Suedia, Franca, Gjermania, Holanda dhe Finlanda, së bashku me Britaninë dhe Norvegjinë, derisa SHBA-së t’i lejohet të blejë Groenlandën.

Në një intervistë me NBC News, ai la të hapur mundësinë e përdorimit edhe të mjeteve ushtarake për ta arritur këtë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›