E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump konfirmon ultimatumin për Iranin: Do të ketë një sulm si nuk e kanë parë kurrë më parë, por…

Presidenti i SHBA Donald Trump ka konfirmuar për Fox News se ultimatumi drejtuar Iranit për arritjen e një marrëveshjeje, i parashikuar për në orën 20:00 (ora 02:00 sipas orës në Shqipëri), mbetet në fuqi. 

“Nëse do të arrijmë në atë pikë, do të ketë një sulm si nuk e kanë parë kurrë më parë”, është shprehur Trump, duke lënë megjithatë një hapësirë, nëse negociatat do të vazhdojnë dhe do të arrihet diçka konkrete, “kjo mund të ndryshojë.”

Pak më herët, përmes një postimi në “Truth”, Trump bëri një paralajmërim shumë të fortë. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me gjasë do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare dhe e mrekullueshme. Kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite zhdukje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mrekullueshëm të Iranit!”, shkroi Trump. LEXO EDHE: VIDEO/ Pas kërcënimeve të Trump, iranianët mblidhen pranë objekteve të rëndësishme, krijojnë kolona të gjata njerëzish

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›