E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump paralajmëron Hamasin: Nëse nuk pranoni planin e paqes deri të dielën, do të shpërthejë ferri si kurrë më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i ka dhënë Hamasit një afat të prerë për të pranuar planin për paqe të hartuar nga SHBA-ja për Gazën.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij Truth Social, Trump paralajmëron pasoja të ashpra nëse nuk pranohet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza deri të dielën në ora 18:00, sipas orës lokale të Uashingtonit.

 “Një marrëveshje me Hamasin duhet të arrihet deri të dielën në mbrëmje në orën GJASHTË (6) pasdite, me orën e Uashingtonit, D.C. Çdo shtet e ka nënshkruar! Nëse kjo marrëveshje e fundit nuk arrihet, do të shpërthejë ferri siç askush nuk e ka parë më parë kundër Hamasit. DO TË KETË PAQE NË LINDJEN E MESME, NË NJË MËNYRË APO TJETRËN”, shkruan ai.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›