E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump paralajmëron Iranin: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose të martën do të godasim ura dhe termocentrale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit. Gjatë një deklarate të bërë të dielën e Pashkëve, ai theksoi se nëse nuk hapet Ngushtica e Hormuzit, të martën Irani do të përballet me goditje ndaj urave dhe termocentraleve.

“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapni Ngushticën e Mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – VETËM SHIKONI! Falënderimi i qoftë Allahut”, shprehet presidenti amerikan.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme në Lindja e Mesme, ku Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur përplasje të përsëritura lidhur me sigurinë rajonale dhe kontrollin e rrugëve strategjike.

Trump i kishte vendosur nje uktimatum 10 ditor Teheranit, qe po i afrohet fundit, teksa Hormuzi, ku kalon 20% e naftës boterore, mbetet e mbyllur. Irani ka kërcënuar se nese goditet infrastruktura e tij energjitike, do te hakmerret ne objektet e energjisë ne rajon, te lidhura me Shtetet e Bashkuara.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më të rëndësishme për transportin global të naftës, ndaj çdo tension në këtë zonë ngjall shqetësim në tregjet ndërkombëtare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›