E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump po mbështet partitë “patriotike” në Europë

Me ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë mes Uashingtonit dhe Brukselit është shfaqur një mosbesim i thellë, çka është vënë re edhe në qëndrimet që ato mbajnë lidhur me konfliktin në Ukrainë.

Dokumenti i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, i publikuar nga mediat amerikane, evidenton se Trump ka angazhuar diplomacinë amerikane për të përshtatur politikën evropiane me qëllimet e tij, duke promovuar partitë “patriotike”, për të eliminuar “censurën” dhe për të “shpëtuar qytetërimin europian” nga rënia.

Sipas këtij dokumenti, Uashingtoni beson se siguria e tij tani varet nga një zhvendosje e Evropës “djathtas”, duke mbështetur “partitë e së djathtës ekstreme”, duke frenuar imigracionin dhe duke adresuar atë që teksti e përshkruan si “rrezikun e zhdukjes kulturore”.

BE akuzohet në këtë dokument se po kontribuon në kushtet që mund ta bëjnë kontinentin “të panjohur brenda 20 vjetësh”.

Ndaj strategjia arrin në përfundimin se Evropa “duhet të korrigjojë kursin e saj” dhe SHBA-të synojnë të kultivojnë “rezistencë të brendshme” në vendet europiane.

Edhe pse udhëheqësit evropianë deri më tani kanë shmangur konfliktin e hapur me Trump-in, viti i ardhshëm zgjedhor pritet t’i vërë ata përballë pasojave të menjëhershme.

Në Mbretërinë e Bashkuar, “Reform UK” e Nigel Farage shihet si partia që ka gjasa të arrijë fitore të konsiderueshme në zgjedhjet e vitit 2026, duke rrëzuar Keir Starmer nga posti.

Në Francë, partia e Marine Le Pen po ushtron presion mbytës mbi presidencën e Macron, ndërsa në Gjermani “AFD” po sfidon drejtpërdrejt Friedrich Merz.

LEXO EDHE: Musk kundër BE-së: Duhet të shkrihet, të kthehet sovraniteti i shteteve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›