E Diel, 1 Nëntor 2026

Trump takon Zelensky në Florida: Bisedimet për paqe në Ukrainë, në fazat përfundimtare

“Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë janë në fazat e tyre përfundimtare”, kështu ka deklaruar presidenti i SHBA Donald Trump gjatë takimit të dielën (28 dhjetor) me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Florida.

Trump u takua me presidentin e Ukrainës jashtë rezidencës së tij në Mar-a-Lago ku u shfaq optimist për përfundimin e luftës.

 “Të dy udhëheqësit duan që kjo të marrë fund. Mendoj se mund të veprojmë mjaft shpejt. Përndryshe do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. Mendoj se i kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje. Kemi dy vende të gatshme. Jemi në fazat e fundit të bisedimeve”, tha presidenti amerikan.

Presidenti ukrainas, nga ana e tij, tha se takimi i sotëm përqendrohet në mënyrën se si do të vazhdojë plani me 20 pika, duke shtuar se do të diskutohet mundësia e lëshimeve territoriale.

Pas takimit të tyre, do të ketë një telefonatë të përbashkët me udhëheqësit evropianë. Trump është planifikuar të flasë përsëri me Presidentin rus Vladimir Putin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›