Trupat zviceriane të KFOR deri në 2029/ “Nuk largohemi derisa marrëdhëniet me Serbinë të normalizohen”

Trupat ushtarak të Zvicrës në KFOR do të qëndrojnë në Kosovë të paktën deri në vitin 2029.
Dekreti është miratuar nga “Këshilli i Shteteve”, organ i Parlamentit zviceran me 37 vota pro, 2 kundër dhe 4 abstenime.
Zgjatja e mandatit, nënkupton edhe ruajtjen e të njëjtit numër ushtarësh nga zvicra në këto baza, edhe pse në diskutim është edhe rezervimi i të drejtës për të rritur numrin e trupave deri në tridhjetë ushtarë nëse situata e sigurisë përkeqësohet dhe KFOR-i kërkon mbështetje shtesë.
Qëndrimi i ushtrisë zvicerane duhet të miratohet nga parlamenti sipas ligjit. Pas Këshillit të Shteteve, është radha e Këshillit Kombëtar për të vendosur.
Në komentin e tij për këtë rast, ministri zvicerian i Mbrojtjes, Martin Pfiser thotë se situata e sigurisë aktualisht në Kosovë mbetet e qetë, edhe pse tendencat për tu kthyer në një situatë të paqëndrueshme ekziston, veçanërisht në veri të Kosovës.
Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane kanë marrë pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s.
Numri maksimal aktual i personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane është 215. Mandati aktual skadon në fund të vitit 2026.
Në vitin 2023, incidente të rënda sigurie e shtynë NATO-n të përforconte KFOR-in dy here për shkak të përplasjeve në Veri.
NATO dhe vendet pjesëmarrëse besojnë se KFOR-i duhet të mbetet në vend derisa marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë të normalizohen. / abcnews.al /