E Shtunë, 31 Tetor 2026

Truri ne qyp dhe laptopi Rama Madhesia e germave Nga Feti Zeneli 01/03/2011 121100

Togfjaleshi koke qyp qe ne e kemi degjuar te perdoret si nje etiketim i rendomte ndaj personave jointeligjente apo budallenj ne procesin e te te mesuarit ka 4-5 shekuj qysh nga koha e Dekartit qe perben bazen e nje teorie te rendesishme filozofike te titulluar Truri brenda nje qypi. Per te vertetuar kete teori filozofike eshte imagjinuar pak a shume ky skenar Imagjinoni sikur nje qenie njerezore i eshte nenshtruar nje operacioni nga ana e nje shkencetari te lig. Truri i ketij personi eshte hequr nga trupi dhe eshte vendosur ne nje qyp me lende ushqyese te cilat e mbajne trurin gjalle. Pjeset e fundit te nervave jane lidhur me nje kompjuter supershkencor i cili ben qe personi te kete iluzione se gjithcka eshte krejtesisht normale. Duket sikur ekzistojne njerez objekte qielli etj. por ne te vertete gjithcka qe ky person eshte duke perjetuar eshte rezultat i impulseve elektronike qe shkojne nga kompjuteri tek pjeset e fundme te nervave. Kjo eshte pak a shume ne vija te pergjitheshme teoria filozofike ne fjale qe ka angazhuar nje sere mendimtaresh te shquar nga e gjithe bota ku terheq vemendjen trilli shkencor qe eshte zgjedhur per te eksperimentuarhellip Nje eksperiment te tille duket se po ben edhe Edvin Rama me deputetet me aktive te grupit parlamentar te Partise Socialiste. Natyrisht kreu i PS-se nuk po e ben nje gje te tille per te helliprindertuar ndertesen e njohjes njerezore mbi themele te patundshme e te sigurtahellip po per te instaluar serverin kompjuterik te kohes se kalkulatriceve ne menyre qe te kontrolloje dhe percjelle mesazhe politike per te gjithe sistemin e lidhur me te. Pra Rama kerkon qe kete menyre te riktheje te shkuaren dhe jo te investoje per te ardhmen sic po perpiqen te bejne filozofet dhe shkencetaret e ndryshem te rruzullit kohe pas kohe. Dhe deri diku ia ka arritur qellimit te pakten ne aspektin e krijimit te nje sozie oratorike ku spikatin ne menyre te vecante te kooptuarit me te fundit ne PS te ardhur nga administrata e Bashkise Tirane.

Ndiqja keto dite nje emision televiziv ku nje nga koke-qypat e Bashkise Tirane tashme nje deputet-llafazan teksa imitonte Edvin Ramen ne gjithcka ne gjeste ne shprehje etiketimet vulgare arrogancen ne menyren e te qendruarit ne poltron e keshtu me radhe. Te pakten 100 here nga 10 fjale gjithsej mbi bazen e te cilave ai ndertoi gjithe diskutimin e tij te rendomte ne ate emision perdori fjalen Saliu sikur ti kishte vene emrin sic themi ne nga anet tona. Po nepermjet nje artikulimi te tille cinik te emrit te Kryeministrit pervec ligesise qe qendronte pertej syzave te tij te erreta ai mendonte se demonstronte edhe mendjemadhesi qe ne fakt nuk ishte gje tjeter pervecse nje trashegimi komuniste e te sjellit me armikun e klases. Qyshkur lindi komunizmi e deri me sot soji i ketij sorollopi nuk e njeh fjalen zoteri. Nje tjeter deputet i ketij modeli qe jo vetem emrin por qe deri diku edhe disa histori familjare i ka te ngjashme me kryetarin pervec gjesteve dhe shprehjeve e imiton Ramen edhe ne intonacionin e zerit. Kurse nje femer PS-iste ta krijon pershtypjen e funksionimit kompjuterik te nje truri ne qyp tek levizja mekanike e buzeve gjate leximit te deklaratave publike. Pa i marre nje per nje keta qe Rama u ka marre trute e ua ka futur ne qypin filozofik mjafton te themi se karakteristika e perbashket e tyre eshte funksionimi nepermjet stimulit teknik dhe jo nepermjet ndergjegjes shoqerore. Efekti domino ketu eshte kaq i madh saqe edhe disa politikane para-Ramiste po bejne lloj-lloj analizash paraoperacionale ne menyre qe transplanti i truve nga kafka ne qyp te rezultoje i suksesshem domethene qe ti percjellin besnikerisht impulset politike te cilat u vijne nga laptopi Rama. Nje e nga nje keta po behen shume sa qe kane uzurpuar gjithe kupolen e Partise Socialiste. Dhe sic dihet Partia Socialiste nuk eshte me mbi gjithcka sic ishte nena e saj por eshte opozita e vendit teper e domosdoshme ne nje demokraci funksionale. Ajo nuk mund te komunikoje me me shenja kode e simbole komuniste si ne demonstraten e 21 janarit te ketij viti por ne menyre transparente. Ajo duhet te respektoje ligjet institucionet voten e popullit traditat tona kombetare kundershtarin politik te nderoje e respektoje flamurin heronjte e demokracise njerezit e perkushtuar per ceshtjen kombetare e keshtu me radhe. Por qe te sillet ne menyre dinjitoze e te kulturuar duhet qe ti nxjerre trute e disa deputeteve socialiste nga qypat e Dekartit Bostromit apo Putnamit dhe tua riktheje atyre brenda kafkes se kokes sikunder duhet ti thote ndal shkencetarit te lig apo laptopit Rama. Pra fjala eshte per ti zhveshur veprimet politike te opozites nga akullsia dhe cnjerezia e teknikalitetit duke iu rikthyer gjithcka realitetit. Ndergjegjja eshte ligj mbi ligjet - thote Lamartin filozof e burre shteti francez i shekujve 18-19. Pra realiteti duhet pare ne menyre te ndergjegjshme. Po para se sa ti rikthehen realitetit politiko-shoqeror secili prej ketyre deputeteve apo politikaneve duhet ti riktheje vetvetes dinjitetin dhe individualitetin qe te mos duken sikur jane prodhuar ne inkubator si zogj korenti. Mund te vije nje kohe qe pervojat e mendjeve te stimuluara dhe atyre biologjike do te jene te padallueshme nga njera-tjetrahellip por nje gje e tille ska ndodhur ende ne Shtetet e bashkuara te Amerikes ku teknologjia dhe demokracia jane fjala e fundit e shkences. Jo me larg se para 12 vitesh ne nje nga filmat me te suksesshem te kohes i cili vjen si rifreskim i historise horrore te shekullit te 17-te tregohet se si nje pirat kompjuterik i luajtur nga aktori Kianu Rivs hellipzbulon se bota e Amerikes se vitit 1999 ne fakt eshte nje stimulacion virtual i krijuar nga nje kiber-inteligjence e lige dhe se ai dhe njerezit e tjere mbahen ne brendesi te disa flluskave te mbushura me nje lloj lengu te cilat jane te lidhura me nje kompjuter te stermadh. Filmi paraqet nje zhvillim dramatik te skenarit te trurit-brenda-nje-qypihellip Por zhvillimet dramatike tek ne si rezultat i futjes se truve ne qyp te disa deputeteve e politikaneve te majte po ndodhin ne fakt e jo ne film. Edhe sikur ky skenar opozitar te mos kishte asnje ndikim mbi pjesen tjeter te popullsise apo mbi interesat e perbashketa te te gjithe shoqerise nuk duhej lejuar te ekranizohej per hir te koncepteve demokratike dhe fisnikerise kombetare qe reflekton mazhoranca aktuale jo vetem ne kuptimin politik te kesaj fjale. Dhe kjo mazhorance ne rastin e shprehjes se vullnetit dhe perkushtimit per integrimin euroatlantik te vendit shkon deri ne 95 per qind. Pese per qind koke-qypa jane fare pak packa se ndonjehere duke pare sheshet e mbushur me protestues te thirrur prej tyre na duken me shume. Faktikisht me shume se numri i njerezve te tremb ne kete rast numri i akteve cnjerezore qe fillon ne rruge dhe shtrihet ne te gjithe mediat pro opozites. Sidoqofte e vetmja zgjidhje mbetet heqja e truve nga qypat pasi gjithcka tjeter eshte ne vendin e vet. Jezu Krishti thote Mjeku nuk u duhet te shendosheve por te semurevehellip edhe kur ata nuk jane semurur nga Perendia do te shtonim me tej.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›