E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tryeza me Berishen grupi i PS perplasje me Ramen Qamil Xhani

Pervec vendimit per te marre pjese ne seancen e sotme te Kuvendit mbledhja e grupit parlamentar te Partise Socialiste ka diskutuar dhe per unifikimin e qendrimeve mes lidershipit te partise dhe deputeteve. Deputete te PS-se i kane kerkuar kreut te Partise Socialiste Edi Rama qe kete nje qendrim me koherente ne raport me zhvillimin e debatit politike. Deputetet Bashkim Fino Arben Isaraj Damian Gjiknuri dhe Erion Brace kane kerkuar qe vendimet e rendesishme te merren ne grupin parlamentar dhe te informohen per vendimet politike. Konkretisht deputetet kane theksuar se nga njera ane iu kerkohet qe te deklarojne ne qendrimet publike se Partia Socialiste nuk do te jete pjese e reformes zgjedhore gje qe shume prej tyre e kane deklaruar dhe ne Kuvend apo konferenca per shtyp nga ana tjeter kreu i PS-se ka marre pjese ne tryezen e thirrur nga kreu i mazhorances Sali Berisha. Deputetet Fino dhe Brace kane theksuar se e njejta procedure eshte ndjekur dhe ne rastin e debatit per shembjen e piramides. Ata kane theksuar se edhe pse kreu i PS-se ka deklaruar se nuk do te kete dialog me Berishen nderkohe qe kryetari i partise eshte paraqitur ne tryeze ku debatohej per shembjen dhe rikonstruksionin e saj. Interesit te deputeteve te PS-se per veprimet e lidershipit te partise Rama u eshte pergjigjur se ka qene ne takime per te dhene argumentet dhe qendrimin e Partise Socialiste por nuk ka pasur asnje dakordesi me palen tjeter. Nderkohe qe deputetet e PS-se kane sugjeruar se do te ishte mire qe vendimet e rendesishme te merreshin ne mbledhjen e grupit. Por debatet nuk kane perfunduar ketu teksa eshte debatuar dhe ne lidhje me largimin e deputetit Tavo nga grupi i PS dhe teresisht nga PS per te kaluar te LSI. Nje ceshtje qe ka kaluar me jo me pak debate ne mbledhjen e Grupit te Partise Socialiste ka qene dhe votimi i kandidateve per anetare te Gjykates Kushtetuese. Drejtuesit e grupit parlamentar jane shprehur se do te shihet mundesi per te marre pjese votimin e tyre kur emrat te jene ne rendin e dites ne seance. Por per nje pjese te deputeteve nje vendim i tille eshte dukur i papranueshem. Votimi i kandidateve per gjykaten eshte cilesuar si nje mungese koherence nga ana e grupit parlamentar. Burime nga grupi i PS-se deklarojne se eshte e pakuptimte qe opozita te votoje kunder ligjit per Gjykaten Administrative duke shkaktuar jo pak reagim ne opinion dhe vetem pak jave me pas te votoje per kandidaturat e Gjykaten Kushtetuese. Tjeter shqetesim i deputeteve ka qene dhe vendimet per te bojkotuar seancen e Kuvendit. Nje pjese e grupit te deputeteve ka kerkuar qe vendimet e rendesishme qe kane te bejne me bojkotin e votimit te ligjeve dhe te seances duhet te merren ne mbledhjet e grupit parlamentare dhe jo te informohen vetem pak minuta para seances ose pas fillimit te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›