Tubimi i PD, protestuesit zhvendosen te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, hedhin molotovë drejt godinës

Protesta e PD-së është zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku po ashtu kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, duke krijuar tensione me forcat e rendit.
Policia është përgjigjur me ujë për të shuar flakët dhe për të shpërndarë protestuesit.
Tubimi, i organizuar pa podiume dhe pa fjalime, udhëhiqet nga kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe deputetët e opozitës.
/rtsh.al/