E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tubimi në Tiranë/ Haklaj: Ish krerët e UÇK, padrejtësisht në Hagë. Jemi mbledhur për besëlidhjen e re të shqiptarëve

Azgan Haklaj, koordinatori për tubimin në Tiranë, pro UÇK, tha gjatë fjalës së tij se ish krerët e UÇK ndodhen padrejtësisht në Hagë.

Haklaj deklaroi se ndaj tyre ka akuza të fabrikuara dhe shtoi se në Tiranë, është mbledhur e gjithë shqiptaria për besëlidhjen e re të shqiptarëve.

Sipas tij, kauza e tyre është e drejtë.

“UÇK e lavdishme, që ka shkuar faqen më të lavdishme. Çlirimtarët ndodhen padrejtësisht në Hagë. Sot jemi mbledhur për të mbrojtur kauzën e drejtë të UÇK. Liri për çlirimtarët. Ne jemi komb shqiptar, nuk ka komb kosovar. Kemi lindur shqiptarë dhe do vdesim kosovarë. Jemi mbledhur për besëlidhjen e re të shqiptarëve.”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›