E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turistët “njohin” Enver Hoxhën; shtohet interesi i të huajve për muzeun etnografik në Gjirokastër

Muzeu etnografik në Gjirokastër vijon të tërheqë vëmendjen e turistëve shqiptarë e të huaj të cilët kanë interes mbi historinë dhe trashëgiminë kulturore.

Në dhomën ku ka lindur ish-diktatori Enver Hoxha gjenden dy objekte origjinale,  një orë dhe një sënduk, ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë prezanton një trashëgimi të pasur etnografike.

TURIST

 

“Nuk dija asgjë për etnografinë më parë por tani që vizitova edhe muzeun e qytetit mund të them se etnografia shqiptare është shumë interesante. E dashuroj Gjirokastrën.”

Turistët e huaj gjithashtu vlerësojnë edhe kulinarinë e zonës.

TURIST

“Unë jam nga Suedia,  kam ardhur të vizitoj Gjirokastrën, kjo shtëpi është shumë unike sidomos konstrukti, kjo është dita ime e parë në qytet dhe sapo vizitova kalanë . Ishte pak pjerrët për ta ngjitur por ja vlejti, kemi provuar gjithashtu ushqimet tradicionale të qytetit , mishi ishte fantastik.”

Sakaq, ciceroni Besian Dida, shprehet se elementët e folklorit tërheqin më shumë vëmendje.

BESIAN DIDA

CICERON

 

“Në këtë muze mund të njihen me trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës dhe rrethinave, veshjet tradicionale, muzika popullore, këngët e dasmave, objekte të ndryshme ndër shekuj dhe gjithashtu i tërheq edhe ideja që kjo ka qenë shtëpia e  ish-diktatorit. ”

Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në Shqipëri që po tërheq së fundmi gjithnjë e më shumë vizitorë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›