E Diel, 1 Nëntor 2026

Turisti gjerman thyen këmbën gjatë eksplorimit te “Shtegu i Cezarit”

Një turist gjerman, rreth 50 vjeç, është dëmtuar në këmbë, duke pësuar frakturë, teksa po eksploronte Shtegun e Cezarit në zonën e Llogarasë.

50-vjeçari ishte pjesë e një grupi turistësh që po vizitonin dhe eksploronin zonën, kur ka pësuar dëmtimin në këmbë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe personeli i Qendrës Shëndetësore Orikum, të cilët kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e turistit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›