E Martë, 3 Nëntor 2026

Turneu “Muhamet Malo” në edicionin e katërt

Shqipëria është fituese e turneut ndërkombëtar “Muhamet Malo” në mundjen klasike, apo greko-romake, që ka ardhur në transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. 8 medalje të fituara nga kuqezinjtë. Përkatësisht tre të argjendta me Bajram Sinën në peshën 55 kilogram, Kevin Kupi në peshën 77 kilogram dhe Erind Perndokaj në peshën 130 kilogram.

Janë tetë medalje të bronzta duke nisur me Ergi Ukun në peshën 60 kilogram, Jurgen Ukun në peshën 63 kilogram, Ardit Zenelin në peshën 67 kilogram, Klodian Shehun në peshën 72 kilogram dhe Boris Frrokajn në peshën 97 kilogram. Ndërkohë në ceremoninë e hapjes janë nderuar me mirënjohje tre mundësit që do të përfaqësojnë Shqipërinë me normë kualifikimi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Bëhet fjalë për Zelimkan Abakarov, Islam Dudaev dhe Shermen Valiev. Por një mirënjohje ka shkuar dhe për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si dhe presidentin e nderit të Federatës Shqiptare të Mundjes, Klajdi Malo. Turneu i katërt ndërkombëtar “Muhamet Malo” vijon të dielën me ndeshjet e stilit të lirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›