E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi/ Përmbyset autobusi, humbin jetën katër persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Një autobus pasagjerësh është përmbysur këtë të diel në Turqi, në aksin rrugor Malatya–Adıyaman.

Aksidenti ndodhi në zonën Doğanşehir-Sürgü, një segment i njohur për kthesat e vështira.

Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit. Gjendja e disa prej të plagosurve raportohet e rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›