E Martë, 3 Nëntor 2026

U aksidentua gjatë stërvitjes/ Ndërron jetë në Kili skiatori 25-vjeçar italian

Ka ndërruar jetë në Santiago të Kilit skiatori 25-vjeçar italian Matteo Franzoso. Skiatori italian vdiq pas një aksidenti gjatë stërvitjes të shtunën në La Parva, në Ande të Kilit. Një kërcim në një shpat të shpejtë, një strukturë e provuar dhe e testuar për ekipin kombëtar italian ishte fatal për 25-vjeçarin.

Me origjinë nga Xhenova, ai u transportua me helikopter në Santiago, Kili, ku ndodhej në koma të shkaktuar nga mjekësia pas dëmtimit në kokë.

Skiatori, i cili do të mbushte 26 vjeç nesër, ishte anëtar i ekipit kombëtar italian. Ai gjithmonë është dalluar në shpatet në të gjithë Italinë, duke fituar tituj dhe medalje italiane. Më pas iu bashkua ekipit kombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›