E Hënë, 2 Nëntor 2026

U aksidentua me motor, humb jetën i riu shqiptar në Greqi

Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës në një aksident në zonën e Santorinit në Greqi.

29-vjeçari ishte duke udhëtuar me një motor, kur doli nga rruga dhe u përplas me një makinë, e cila drejtohej nga një vajzë 27 vjeçare.

I riu shqiptar nuk mundi të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda, teksa policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›