E Diel, 1 Nëntor 2026

U akuzua për ngacmim seksual ndaj një të miture, gjykata e Fierit lë në ‘arrest shtëpie’ 71-vjeçarin

71-vjeçari nga Fieri që u arrestua të premten me akuzën  “ngacmim seksual të të miturve”, është liruar nga masa e arrestit në të cilën ndodhej pret tre ditësh.

Policia e Fierit arrestoi 71-vjeçarin,  me inicialet M.M me akuzën e ngacmimit seksual të premten e javës së kaluar.

Burime nga komisariati i Fierit thanë se 71-vjeçari tentoi ta prekë në mënyrë të papërshtatshme vajzën e mitur të fqinjit. Ngacmimi për të cilin u akuzua i moshuari ndodhi në dyqanin pranë banesës së saj ku ndodhej edhe 71-vjeçari.

Denoncimi u bë nga prindërit e vajzës pasi e mitura u tregoi çfarë kishte ndodhur. Megjithatë gjykata e Fierit në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, vlerësoi të ligjshëm arrestimin por caktoi si masë sigurie “arrestin në shtëpi”.

Gjyqtarja Bora Shaholli ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për një masë të lehtë sigurie për shkak të gjendjes shëndetësore të te akuzuarit. Hetimi për ngjarjen vazhdon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›