E Diel, 1 Nëntor 2026

U arratis nga burgu grek një muaj më parë, merr fund “aventura” e 27-vjeçarit shqiptar

Greqi – 27-vjeçari shqiptar, i cili ishte arratisur nga burgu i Kasandrës në shtator, u arrestua ditën e djeshme në Beoti.

Gjatë kontrolleve të kryera nga policia, u identifikua një automjet i parkuar në një vendparkim përgjatë autostradës P.A.TH.E., në drejtim të Selanikut.

Siç rezultoi nga verifikimet, drejtues i mjetit ishte 27-vjeçari shqiptar, i cili në mëngjesin e 18 shtatorit kishte ikur nga burgu.

Ai po vuante një dënim me 7 vjet e 6 muaj burg për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë kontrollit, atij iu gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë dhe një telefon celular.

Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se i arrestuari kishte vjedhur edhe makinën me të cilën udhëtonte, disa ditë më parë. Automjeti u sekuestrua dhe do t’i kthehet pronarit të ligjshëm./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›