E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestua më 29 tetor, Gjykata e Tiranës e lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën detyrim paraqitjeje një protestues të arrestuar gjatë protestës së 29 tetorit.

I riu akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrjja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

Atij i është ndaluar largimi nga Dibra, qark në të cilin banon, pa autorizimin e gjykatës, si dhe nuk mund të shkojë në zona ku zhvillohen protesta.

NJOFTIMI:

Reklamë

Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot më datë 01.11.2026, mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit dhe Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal ndaj personave nën hetim:

Personi nën hetim: O. Ç., mbrojtur nga av. Erlind Xhengo, Dhoma e Avokatisë Tiranë, e caktuar kryesisht, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrjja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga nenet 150 dhe 263 të Kodit Penal, me objekt vleftësim i ligjshëm i arrestit në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar” parashikuar nga nenet 234 dhe 235 pg.1-2 të Kodit Procedurës Civile..

Gjykata, pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi,

V E N D O S I

1. Vleftësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë ndaj personit nën hetim O. Ç. të datës 29.10.2026 ora 22;30.

Caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim O. Ç., “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të henën e parë të çdo muaji në orën 11;00, bazuar në nenin 234 të K.Pr.Penale.

Caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim O. Ç. “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar” bazuar në nenin 235 pg.1-2 të K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim O. Ç. që të mos largohet nga territori i Njësisë Administrative . , Dibër, ku ka vendbanimin pa autorizimin e gjykatës dhe të mos shkojë në zonat ku zhvillohen tubime ose protesta.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim O. Ç., nëse nuk mbahet për çështje tjetër penale.

Ngarkohet policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

U shpall në Tiranë më 01.11.2026.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›