U arrestua në Durrës pas arratisjes nga burgu i Ankonës, kush është Xhevdet Plaku, i njohur si ‘Akili’?

Zbardhja e përgjimeve të Sky ECC zbuluan se Akili, që përdorte 25 identitete, i akuzuar si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam u tentua të vritej nga i forti i Shijakut Rexhep Rapi më 17 shtator 2019. Përgjimet zbardhën bashkëpunimin e Rapit me Gjonin për të kryer vrasjen para komisariatit të Durrësit, si hakmarrje pasi e akuzonte për vrasjen e vëllait të tij Sali Rapi të ndodhur në 2014-ën në Itali.
Xhevdet Plaku nuk është një kriminel i zakonshëm. Ai ka një emër në botën e krimit. Ka dy vrasje pas tij. E para ka ndodhur në vitin 2000, kur vrau Sali Rapin, vëllain e Rexhep Rapit në Borghetto Santo Spirito, në provincën e Savonës. Një ekzekutim gjakftohtë me një plumb në kokë si pjesë e një grindjeje mes bandash, shkruan corriere.
Vrasja e dytë ka ndodhur tre vjet më vonë, në Durrës, ku ishte kthyer për të jetuar. Në vitin 2019, tentuan ta vrisnin ndoshta për të hakmarrë ndaj Rapit, por sulmi nuk u realizua kurrë.