U arrestuan një javë për parë në Serbi për përfshirje në krime lufte, lirohen 2 shqiptarët e Kosovës

Dy shqiptarë të Kosovës, të arrestuar një javë më parë nga autoritetet serbe, janë liruar. Kështu shkruan Radio Evropa e Lirë, teksa lajmin e ka konfirmuar një familjar i dy personave.
“Janë liruar, janë shëndosh e mirë. Kanë shkuar në Gjermani, në vend të vet”, ka deklaruar vëllai i tyre për REL.
Nga Ministria e Jashtme e Kosovës nuk ka ende një konfirmim për lirimin e tyre.
Dy shqiptarë të Kosovës u arrestuan në pikën kufitare mes Serbisë dhe Hungarisë në Horgosh, të akuzuar për përfshirje në krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë.
/rtsh.al/