U bë e famshme me divorcin e bujshëm, princesha e Dubait drejt martesës me reperin e njohur

Sheikha Mahra bint Mohammed Rashed Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është fejuar me reperin me origjinë marokene-amerikane, French Montana (Karim Kharbouch), 40 vjeç.
Lajmi u konfirmua nga përfaqësues të reperit për TMZ, duke bërë të ditur se propozimi ndodhi në qershor, gjatë Javës së Modës në Paris, ku Montana debutoi në pasarelë për markën 3.Paradis. Çifti është parë bashkë që në fillim të vitit 2024 në Dubai, Marok dhe Paris, duke nxitur prej kohësh thashetheme për një lidhje.

Sheikha Mahra, e njohur për pasionin e saj për sportet me kuaj dhe angazhimin në filantropi, ka një ndjekje të madhe në rrjetet sociale dhe zotëron një pasuri që llogaritet nga 14 deri në 18 miliardë dollarë.
Në vitin 2023, Mahra u martua me biznesmenin emiratas Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum, por martesa zgjati vetëm disa muaj. Ajo e shpalli publikisht divorcin në korrik 2024 përmes një postimi dramatik në Instagram, ku e akuzonte ish-bashkëshortin për tradhti. Pas ndarjes, ajo publikoi edhe një parfum të quajtur “Divorce”, pjesë e linjës së saj Mahra M1.

Fejesa e saj me French Montana ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, ndërsa pritet të zbulohen detajet e dasmës që thuhet se është në përgatitje.
/vizionplus.tv