E Martë, 3 Nëntor 2026

U bllokuan në det nga moti i keq në Himarë, Policia Kufitare shpëton çiftin nga Tirana

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë jugun e vendit, kryesisht me erë të fortë, ka krijuar dhe rrezik mbytjeje në det. Policia kufitare e qarkut të Vlorës, por dhe Himarës, ka kërkuar sensibilizim për të gjithë turistët që mos të dalin në det me mjete lundruese, kryesisht të vogla, pasi rrezikohen.

Mesditën e sotme ka pasur shumë raste që kanë kërkuar ndihmë turistë të ndryshëm që kishin dalë në det me mjete lundruese, ku çifti nga Tirana kërkuan ndihmë pasi dallgët e larta, por dhe era e fortë, i kishte spostuar larg bregut, gati 3-4 km larg, dhe rrezikonin mbytjen.

Policia kufitare u ka shkuar në ndihmë çiftit duke i rimorkiuar dhe nxjerrë në breg shëndoshë e mirë, por për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë punonjësit e policisë kufitare në Himarë kanë rrezikuar edhe ata jetën. Ndërkohë që ka pasur dhe raste të tjera që kanë kërkuar ndihmë përgjatë vijës bregdetare të Himarës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›