E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U dhunua nga eksponenti i PD/ Komisioneri i PS: Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë, të njëjtën gjë

Komisioneri Enton Gega, i cili u dhunua nga eksponenti i PD ka dhënë një intervistë për mediat ku thotë se kjo nuk është hera e parë që demokrati, duke sqaruar gjithë ngjarjen.

 “Ishte kryetarja një çupë, në fillim i lamë të votonin dhe në trajnim kështu na thanë që do ti lini të votojnë (personat me aftësi ndryshe). I thashë unë duan të vijnë të votojnë, si nuk i le, ai e ka ndarë mendjen për kë do votojë. Ajo siç erdhi shkruante atje ai vjen e më thotë mua pse më ngacmove vajzën.

Më shau dhe më goditi në vesh. E kam kallëzuar në polici. Në çdo zgjedhje kështu ka bërë gjithmonë, të njëjtën gjë. Dolëm këtu jashtë prap më shau dhe më ofendoi nga nëna. Atë e njohin nga mamaja mua më njohin nga babai”, ka thënë Enton Gega.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›