E Martë, 3 Nëntor 2026

U gjenden medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e dy farmacive në Korçë. Dyshohet se u futën nga Greqia

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia.

Kontrolli i ushtruar në mënyrë të befasishme nga autoritetet në ambientet e subjekteve të tyre, zbuloi sasi ilaçesh pa dokumentacion dhe të futura kontrabandë, ndërsa hetimet janë ende aktive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare konfirmuan se i referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për A. M., 28 vjeç, dhe L. Q., 43 vjeçe, banues në Korçë.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e tyre farmaci, që këta shtetas administronin, u gjetën dhe u sekuestruan, një sasi medikamentesh të dyshuara të futura kontrabandë nga Greqia”, bëri me dije policia vendore për detajet e para të këtij aksioni.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›