E Martë, 3 Nëntor 2026

U helmuan 20 persona, mbyllet furra e bukës

Një furrë në Prishtinë është mbyllur, pasi dyshohet se rreth 20 persona janë helmuar nga produktet e saj.

Personat që dyshohet se janë helmuar, sipas Policisë së Kosovës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Njësia policore ka intervistuar pronarin e furrës si dhe me vendim të inspektorëve sanitarë furra është mbyllur deri në daljen e analizave”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në ditët në vijim, sipas autoriteteve, do të intervistohen edhe personat që dyshohet se janë helmuar./rel

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›