E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap duke vjedhur në një lokal në Romë, arrestohet 45-vjeçari shqiptar

Policia italiane ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar i cili po tentonte të grabiste restorantin “Casal de’ Pazzi” në Romë.

Sipas mediave italiane shqiptari kishte shqyer derën e pasme të lokalit dhe në holl u kap me një karrocë dore të mbushur me pije alkoolike.

Sinjali i alarmit aktivizoi policinë, e cila e ndoqi dhe e kap pak metra më tej gjatë përpjekjes për t’u larguar.

Shqiptari u arrestua për vjedhje të rëndë dhe qëndron në paraburgim, ndërsa prokuroria siguroi miratimin e gjyqtarit për arrestimin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›