E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi rezultoi se transportonte drogë. Sipas mediave italiane, 40-vjeçari shqiptar u pikas nga autoritetet italiane gjatë një kontrolli që po kryhej, ndërsa kishte shfaqur edhe shenja nervozizmi.

Kjo ka shtuar dyshimet te policia, dhe pas kontrollin në San Trovaso, në çantën e shpinës iu zbuluan dhe sekuestruan 7 kg kokainë. Sipas hetimeve rezultoi se drogën do e shpërndante për festat e fundjavës, në zona të ndryshme./BW

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›