E Martë, 3 Nëntor 2026

U kap me armë dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje

Lushnje- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje. Mësohet se i riu posedonte armë dhe lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit iu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, sqarohet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›