E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kap me drogë në makinë, përfundon në pranga 27-vjeçari shqiptar në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torbole Casaglia të Italisë.

Ai është i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Siç shkruajnë mediet e huaja, shqiptarit iu gjetën në makinë 12 kilogramë drogë kokainë.

Paraditen e djeshme Gjykata Shqyrtuese e la të lirë për shkak se urdhri nuk i ishte përkthyer në gjuhën amtare, rrethanë e cila do të kishte penguar kuptimin e akuzës dhe rrjedhimisht edhe mbrojtjen.

Por pak orë më vonë, 27-vjeçari u arrestua sërish nga gjyqtari hetues me kërkesë të prokurorisë si person i rrezikshëm për vendin. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›