E Hënë, 2 Nëntor 2026

U kap me kokainë, arrestohet 26-vjeçari/ Tiranë, në pranga edhe një tjetër për prodhim droge

Një 26-vjeçar u arrestua nga policia në kryeqytet. Gjatë kontrollit fizik të riut iu gjet një sasi kokaine.

Ndërkaq, një 45-vjeçar u vu në pranga, pasi pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“arrestuan shtetasin N. T., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale; ndaluan shtetasin në kërkim Ervin Pambuku, 45 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›