U kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 53-vjeçari në Mirditë

Një 53-vjeçar është kapur nga shërbimet e policisë së Mirditës në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, të cilat i kishte kultivuar në fshatin Ndërfanë.
53-vjeçari me iniciale P.L, banues në Durrës u arrestua.
Sipas njoftimit të bluve, 53-vjeçarikishte kultivuar në një parcelë 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv