E Diel, 1 Nëntor 2026

U kapën me drogë, përfundojnë në pranga 2 persona në Tiranë

Dy persona, 37 dhe 43 vjeç janë arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës.

Ata u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati”, teksa bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga.   

Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:  

-E. F., 43 vjeç dhe I. K., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtyre dy shtetasve, sasi dhe doza të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike, e ndanin në doza në një ambient në përdorim nga shtetasi E. F. dhe më pas i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›