E Diel, 1 Nëntor 2026

U kapën në flagrancë duke kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 vëllezër në Roskovec

Dy vëllezër, të cilët u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në vendin e quajtur “Toka e zezë” (Roskovec), janë arrestuar nga policia e Fierit.

Në pranga ranë shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Policia gjeti dhe asgjësoi me anë të djegies 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›