E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U largua nga banesa, por humbi kontaktet/ Has, familjarët denoncojnë humbjen e 27-vjeçarit

Një 27-vjeçar ka kumbur kontaktet me familjen e tij në Has.

Ajet Lleshi., 27 vjeç, banues në fshatin Kishaj ishte larguar nga banesa në mëngjes, për të prerë dru, në pyll.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet në zonë, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe banorë të fshatit, për gjetjen e shtetasit Ajet Lleshi., por ende nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit 27-vjeçar./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›